Reklama

THIRRJE PUBLIKE për punë praktike për studentët e Fakultetit Filozofik

💼 Ministria e Kulturës në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, hapë thirrje publike për studentët e Fakultetit Filozofik (drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji) për punë praktike me pagesë në institucionet e Trashëgimisë Kulturore në kuadër të MKRS-së.
🏢 Praktika në punë do të ofrohet në MKRS/DTK, Muzeun Kombëtar të Kosovës, Institutin Arkeologjik të Kosovës, Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, QRTK Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.
🔗 Klikoni në vegëzën në vijim dhe lexoni kriteret e përgjithshme, mënyrën e aplikimit dhe procesin e përzgjedhjes: https://tinyurl.com/mppzh9tp
⏰ Afati i fundit për aplikim është 15 dhjetor 2023.
Ju rekomandojmë