Punoni më pak, për të njëjtat para, me më shumë lumturi dhe produktivitet. 45 kompani po testojnë javën katërditore. Projekti fillon në shkurt. Çfarë pritet?
Projekti fillon në shkurt, kur 45 kompani dhe organizata në Gjermani do të fillojnë projektin e punës katërditore në javë brenda për një periudhë prej gjashtë muajsh. Punonjësit marrin pagën e tyre të plotë, edhe pse kalojnë dukshëm më pak kohë në zyrë (ose në punë në shtëpi). E gjitha kjo është iniciuar nga kompania konsulluese, “Intraprenör”, e cila punon me organizatën jofitimprurëse “4 Day Week Global (4DWG)”.
Por si duhet të funksionojë kjo – veçanërisht kur kaq shumë kompani në Gjermani po vuajnë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar? A nuk do të ishte më mirë nëse do të bëhej më shumë punë në vend të më pak?