Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës nga 100 euro për të gjithë të punësuarit deri sa të draftohet Projektligji për Paga.
Këtë kërkesë BSPK-ja ka thënë se po e bën për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve esenciale dhe të energjisë elektrike e të karburanteve që kanë sfiduar të punësuarit.
Në një takim që ka mbajtur Kryesia Ekzekutive e BSPK-së është vendosur që përfaqësuesi i saj të takohet urgjentisht me kryeministrin Albin Kurti.
“Kryesia Ekzekutive e BSPK-së duke e ditur se gjendja e mirëqenies sociale e vështirësuar për shkak të pandemisë e së voni edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale si dhe të energjisë elektrike e të karburanteve ka sfiduar keq të punësuarit, të cilëve ka kohë që nuk u janë harmonizuar koeficientet e rregulluar pagat, atëherë ne duhet të veprojmë, dhe përderisa pritet të draftohet Projektligjit për Pagat, BSPK do të kërkojë nga kreu i Qeverisë që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”, thuhet në njoftim./Telegrafi/