Reklama

Pse demotivohen punëtorët dhe çka duhet të bëjnë punëdhënësit?

Cilat janë efektet negative të demotivimit në punë?

Efektet negative të demotivimit të punëtorëve mund të jenë të shumta. Ambienti i punës në përgjithësi mund të ndikohet nga një gjendje e tillë.

Një punëtor i demotivuar mund të shkaktojë efekte të shumta negative benda kompanisë. Pra, është rrezik i madh që përveç performancës së dobët dhe faktit që do të ulet produktiviteti dhe efikasiteti në punë, i njejti mund të ndikojë keq edhe tek punëtorët tjerë duke demotivuar ata dhe ulur moralin dhe performancën e përditshme”, ka thënë Behluli.

Sipas tij, si pasojë e kësaj mund të bie reputacioni dhe kultura e punës në kompani, si dhe mund të rritet lëvizja apo qarkullimi i personelit.

Si të motivohet një punëtor i demotivuar?                                    

Motivimi ndikon në rritjen e vetëbesimit sa i përket aftësive profesionale të një punëtori, e poashtu luan edhe një rol të posaçëm në kryerjen e suksesshme të detyrave të punës.

Ndonëse motivimi i punëtorëve nuk është një proces i lehtë, Behluli thotë se nuk është ndonjë mister i pazgjidhur.Prandaj, nëse arrihet të krijohet një atmosferë miqësore dhe e rehatshme, punëtorët do të jenë më të motivuar të shkojnë në punë çdo ditë. Disa këshilla se si të motivohen punëtorët:

  • Punëdhënësi duhet të përkujdeset që punëtorët të ndjehen të vlefshëm.
  • Të bëhet vlerësimi i punës ekipore dhe kontributi i personit në këtë punë, qoftë si lider i ekipit apo edhe si pjesëmarrës në një punë apo projekt specifik.
  • Të investohet në zhvillimin e tyre akademik dhe praktik, duke ndjekur seminare, panaire e trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • T’iu jepet mundësia që të zhvillohen e ngriten në pozita.
  • Të krijohet një ambient dhe atmosferë e këndshme pune.
  • Në ambient të punës të ketë një kuzhinë, terrasë dhe hapësira të tjera relaksuese e meditimi. Do të ishte mirë edhe nëse jepet mundësia që në kosto të kompanisë të ofrohen pije joalkoolike si çaj dhe kafe. Me këtë punëtorët do të përfitojnë në aspektin material por në të njejtën kohë ata do të kalojnë më shumë kohë në zyre, në vend që te dalin për kafe.

Ambienti i punës në Quipu

  • Mundësisht të krijohet një bibliotekë e vogël dhe kënd leximi. Kjo bibliotekë do të furnizohej pjesërisht me kontributin e vet punëtorëve, e pjesa më e madhe të financohet nga vetë kompania.
  • Të vendoset një tabelë, ku të gjithë punonjësit mund të vendosin magnete apo kartolina nga udhëtimet e tyre zyrtare apo pushimet e kaluara me familje jashtë vendit.
  • Në hapësira të ndryshme në zyre e korridore, do të ishte mirë që të vendosen fotografi të bukura me motive nga natyra apo vende antike, duke përfshirë këtu edhe disa slogane motivuese.
  • Të organizohen evente me qëllim të socializimit. Në këto raste kolegët kanë mundësi të njohin njeri-tjetrin edhe në baza personale dhe të krijojnë relacione miqësore. Kjo do të ndikojë shumë në efikasitetin dhe performancën e tyre të përditshme.
Ju rekomandojmë