Gjiganti teknologjik Meta deklaroi të martën se do të fshehë përmbajtjet e ndjeshme për përdoruesit adoleshentë nga platformat Instagram dhe Facebook, mes presionit global nga rregullatorët që gjiganti i medieve sociale të mbrojë të miturit nga përmbajtja e dëmshme në aplikacionet e tij.
Këto masa do ta bëjnë më të vështirë për adoleshentët që të hasin në përmbajtje të ndjeshme sikurse vetëvrasja, vetëlëndimi dhe çrregullimet e të ngrënit kur përdorin veçori të tilla si kërkimi dhe eksplorimi në Instagram, sipas Meta-s, transmeton Telegrafi.