Viti i ri mund të sjellë probleme për disa përdorues të një prej platformave më të njohura të komunikimit në botë. Vitin e kaluar, WhatsApp njoftoi se mënyra në të cilën krijohen kopjet rezervë të përmbajtjes në Google Drive po ndryshon për përdoruesit e Android. Deri më tani, gjatë kopjimit të përmbajtjeve të tilla, ajo nuk llogaritej si pjesë e planit bazë të Google, i cili përfshin 15 GB në të cilat është e mundur të ruhet përmbajtje nga emailet, dokumentet dhe fotot.
Në fillim të vitit 2024, përmbajtja nga WhatsApp do të zë hapësirë edhe në Google Drive, kështu që nëse arrihet kufiri i Drive, përdoruesit nuk do të mund të ruajnë më asnjë përmbajtje në të, d.m.th. nuk do të mund të kenë kopje rezervë të bisedave, fotove dhe videove.
Nëse e aktivizoni krijimin e një kopje rezervë të WhatsApp në Android, një llogari personale Google është e disponueshme me 15 GB hapësirë të lirë – tri herë më shumë në krahasim me shumicën e platformave celulare, e cila ndahet me Drive, Gmail dhe Foto, shpjegon Google, duke kujtuar se si ato mundësojnë më shumë hapësirë rezervë të lirë sesa Apple. Megjithatë, në ditët e sotme, kur shpesh regjistrojmë dhe ndajmë skedarë të mëdhenj, ato 15 GB nuk janë shumë, domethënë mund të mbushen shpejt me përmbajtje