Jimmy Donaldson, 23-vjeçari amerikan i njohur si MrBeast, ishte krijuesi i përmbajtjeve me fitimet më të larta të YouTube në vitin 2021, sipas Forbes.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, krijimet e tij kanë gjeneruar më shumë se 10 miliardë shikime në platformë dhe me këtë rast ka fituar 54 milionë dollarë.
Ai e ka kaluar 10-vjeçarin njëherësh recensues i lodrave, Ryan Kaji, i cili ka kryesuar listën vjetore për dy vitet e fundit.
Së bashku, 10 YouTuber-ët më të paguar fituan një total prej 300 milionë dollarësh në vitin 2021,vlerësoi revista amerikane.
Jake Paul është në vendin e dytë, paraqitja e tij e parë në top 10-she që nga viti 2018. /Telegrafi/
https://youtu.be/0e3GPea1Tyg