Reklama

Youtube bllokon të gjitha kanalet e lidhura me mediat ruse

ouTube do të bllokojë në të gjithë Europën kanalet e lidhura me mediat ruse, Russia Today dhe Sputnik.

Këtë e ka bërë të ditur Google me anë të një postimi në Tëitter duke thënë se po monitorohet situata për të ndërmarrë veprime të shpejta për pamjet e luftës në Ukrainë.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të  vazhdojnë të  monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”, shkruan Google.

Veprimet e Youtube pasojnë atë të Facebook-ut, e cila të hënën tha se do të kufizojë aksesin në rrjetin televiziv RT dhe agjencinë e lajmeve Sputnik në platformat e saj në të gjithë Bashkimin Evropian.

/Business Magazine Albania/

Ju rekomandojmë