Ministri për Transformimin Dixhital të Ukrainës, Mykhaylo Fedorov, ka njoftuar krijimin e “një ushtrie specialistësh të IT-së” për të luftuar për Ukrainën në hapësirën kibernetike.
“Ne kemi shumë ukrainas të talentuar në teknologji: zhvillues, specialistë kibernetikë, stilistë, autorë të shkrimit, specialistë marketingu, …”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
“Ne po krijojmë një ushtri IT… Ka shumë për të bërë për të gjithë. Ne vazhdojmë luftën tonë në frontin kibernetik”.
Ndërkohë ministri dixhital i Ukrainës kishte thënë të shtunën se ai u kishte kërkuar shefave ekzekutivë të Google, YouTube, Apple dhe Netflix që të bllokojnë ose kufizojnë shërbimet e tyre ruse në një përpjekje për të shkaktuar pakënaqësi tek të rinjtë rusë dhe për të ushtruar presion mbi udhëheqësit e Moskës, shkruante Politico, përcjell Telegrafi.
“Kam kërkuar nga YouTube që të bllokojë mediat propagandistike ruse, të cilat na quajnë nazistë dhe të varur nga droga, gënjejnë dhe nxisin luftën. I kërkoj Meta-s bllokimin e Facebook dhe Instagram. I kërkova Netflix që të bllokojë shërbimin në Rusi”, tha Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit dixhital i Ukrainës, në një deklaratë në Facebook.
Fedorov i dërgoi letra të Premten CEO-t të Google, Sundar Pichai, CEO-s së YouTube, Susan Wojcicki dhe bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos dhe më vonë ndanë mesazhet në internet./Telegrafi/