Sipas të dhënave të paraqitura nga Atlas VPN, 67% e mashtruesve e lënë bosh linjën “subjekt” në emaile me qëllim të keq. Lënia bosh e subjektit është një flamur i kuq për ju, pasi identifikoni një email që po ju “peshkon”.
Raporti tregon se:
- 67% e mashtruesve e lënë bosh linjën “subjekt” në emailet me qëllim të keq.
- Rreth 9% e sulmuesve do të shkruanin “Raporti i dorëzimit” në rreshtin e subjektit të emaileve të phishing.
- Pothuajse 6% e mashtruesve të postës elektronike fusin si temë “Kërkesë për Propozim Biznesi”.
- 4% shkruajnë në subjekt thjeshtë: “Kërkesë”.
4% të tjerë shkruajnë “Mbledhje” në mënyrë që të afrohen me viktimat e tyre.
Raporti vëren se pak më pak janë ata që shkruajnë në subjektin e emailit: Ju keni një mesazh të ri audio.
Teknika e “gjuetisë” e përdorur këtu, është e gjitha për t’ju nxitur të klikoni në emaili apo në linkun e dërguar, pa u menduar shumë. Disa tema u drejtohen punonjësve nëpër biznese, të cilët vërtetë mund të kenë takime, apo kërkesa biznesi në inboxet e tyre.
/business magazine albania/