Kryeministrat e Polonisë dhe vendeve baltike kanë kërkuar nga drejtuesit përgjegjës të Facebook, Google, YouTube dhe Twitter të “marrin qëndrim” kundër dezinformatave ruse.
Letra, e datës 27 shkurt, iu drejtua Shefit Ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal, CEO i Alphabet, Sundar Pichai, CEO i YouTube, Susan Wojcicki dhe CEO i Meta Platforms, Mark Zuckerberg.
“Megjithëse platformat online kanë ndërmarrë përpjekje të konsiderueshme për të adresuar sulmin e paprecedentë të qeverisë ruse ndaj së vërtetës, ato nuk kanë bërë mjaftueshëm”, thuhej në letër.
Dezinformimi rus është “toleruar në platformat online prej vitesh; tani ato janë krahu i djathte në luftën kriminale që qeveria ruse po zhvillon kundër Ukrainës dhe botës së lirë.”
Kryeministrat e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë paraqitën një listë propozimesh për kompanitë, duke përfshirë heqjen e llogarive të drejtuara nga qeveritë ruse dhe bjelloruse, mediat e kontrolluara nga shteti dhe llogaritë personale të udhëheqësve dhe bashkëpunëtorëve të këtyre vendeve.
Kompanitë e teknologjisë po përballen me presion në rritje për të luftuar dezinformimin nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës. BE-ja ka qenë veçanërisht pozitive, me Komisionin Evropian që njoftoi se do të ndalonte “Rusinë Sot” dhe “Sputnik” nga transmetimet në bashkim.
/Business Magazine Albania/