Kompania japoneze Panasonic do të fillojë prodhimin e një baterie të re litium-jon për Teslën që në vitin 2023, me plane për të investuar rreth 80 miliardë jen (622 milionë euro) në objektet e prodhimit në Japoni. Panasonic zbuloi baterinë e formatit 4680 (të ashtuquajturin sepse është 46 milimetra e gjerë dhe 80 milimetra e gjatë) në tetor.
Me rreth pesë herë madhësinë e baterive që ajo furnizon aktualisht Tesla-n, pritet gjithashtu të ndihmojë prodhuesin e EV-ve të ulë kostot e prodhimit. Paketa e energjisë elektrike mund të ndihmojë që automjetet elektrike (EV-të) të jenë më tërheqëse për shoferët duke e zgjeruar gamën e tyre me rreth një të pestën.
Në rastin e Modelit S të Tesla-s, një rritje prej 20 % do të rriste distancën maksimale të pretenduar të makinës nga 637 kilometra në mbi 750. Panasonic do të prodhojë 4680 bateritë në një fabrikë në prefekturën Wakayama në Japoninë Perëndimore, me prodhim më pak se 10 gigavat orë në vit, ekuivalente me rreth 150,000 automjete bënë me dije mediat vendase.
Panasonic është aktualisht prodhuesi i vetëm i baterisë më të avancuar Tesla, duke siguruar që ajo të mbetet një furnizues kryesor për kompaninë amerikane, të paktën për modelet e saj më të shtrenjta, edhe pse prodhuesi i EV kërkon furnizues të baterive në Kinë dhe gjetkë.
Edel Strazimiri / SCAN