Reklama

Ja përse nuk duhet injoruar biznesi i videolojërave

Biznesi i videolojërave duket se është në kulmin e shkëlqimit të tij.

Më pak se dy javë pasi Take-Two investoi 12.7 miliardë dollarët për Zynga dhe vetëm disa ditë pasi Microsoft njoftoi blerjen rekord prej 69 miliardë dollarësh të Activision Blizzard, bashkë-themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Netflix Reed Hastings tha të enjten se po krijonte video lojërat ku Netflix mund të “mahnisë abonentët e tij duke pasur më të mirën absolute në këtë kategori”.

“Duhet të jemi diferencialisht të shkëlqyeshëm,” tha Hastings gjatë konferencës për të ardhurat e Netflix. “Kur lojërat celulare janë lider në botë dhe ne jemi disa nga prodhuesit më të mirë, siç jemi sot në film, duke pasur dy nga dhjetë më të mirët, atëherë duhet të pyesni se çfarë do të ndodhë më pas. Le të shkëlqejmë në këtë gjë dhe jo vetëm të jemi pjesë e saj për hir të të qënit pjesë.”

Kjo është një detyrë që do të marrë kohë për Netflix, i cili po ndërton njësinë e tij të video lojërave nga e para.

Blerja e Microsoft dhe deklarata e Netflix janë tanimë një shenjë se videolojërat janë bërë një pjesë e rëndësishme e argëtimit global, veçanërisht me audiencën e re. Netflix shpesh ka vënë në dukje se videoojërat, të tilla si Fortnite, konkurrojnë me shërbimin e tij kryesor të transmetimit.

cnbc

Ju rekomandojmë