Kina ka përparësinë konkurruese kundër Shteteve të Bashkuara në fushën e inteligjencës artificiale (AI), sipas ish -zyrtarit kryesor të softuerit të Pentagonit.”Ne nuk kemi asnjë shans për të konkuruar kundër Kinës pas 15 – 20 vitesh,” tha Nicolas Chaillan në një intervistë me gazetën e biznesit me qendër në Londër, Financial Times.
Ai e quajti situatën aktuale “dicka të kryer”, duke shtuar se, sipas tij, gara mes Kinës dhe SHBA “tashmë kishte përfunduar”.
Chaillan parashikoi që Kina po shkon drejt dominimit global për shkak të përparimeve të saj në fushat e inteligjencës artificiale, të mësuarit të makinerisë dhe aftësive kibernetike, raportoi Financial Times.
Ai kritikoi aftësitë e mbrojtjes kibernetike amerikane si në “nivelin e kopshtit” në disa departamente qeveritare.
Chaillan i bëri komentet në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti si shefi i parë softuerik i Pentagonit.
Ai kohët e fundit dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj ritmit të ngadalshëm të ndryshimeve teknologjike të qeverisë amerikane, veçanërisht në ushtri.