Reklama

Instagram fillon testimin e abonimeve për krijuesit – Mund të fitojnë të ardhura mujore nga platforma

Instagram ka nisur testimin e një shërbimi të ri abonimi për krijuesit në SHBA të cilët do të munden kështu të marrin të ardhura mujore nga platforma.

Mark Zuckerberg, CEO i kompanisë mëmë Meta dhe bashkëthemelues i Facebook-ut, e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale. “Duke nisur sot një test abonimi në Instagram në SHBA,” shkroi ai në Facebook.

“Kjo do t’i ndihmojë krijuesit të fitojnë më shumë duke ofruar përfitime për ndjekësit e tyre më të angazhuar si aksesi në Live dhe Tregime ekskluzive. Jam i emocionuar që do të vazhdoj të ndërtoj mjete për krijuesit për të siguruar jetesën duke bërë punë krijuese dhe për t’i vënë këto mjete në duart e më shumë krijuesve së shpejti.”

Testi, i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm për një përzgjedhje krijuesish, do t’i lejojë pjesëmarrësit të fitojnë të ardhura mujore të përsëritura në platformën e mediave sociale duke nxitur një lidhje më të fortë me ndjekësit e tyre më besnikë. Krijuesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një çmim mujor, të zhbllokojnë butonin “abonim” në profilin e tyre dhe të ofrojnë një mori përfitimesh vetëm për abonentët.

SCAN

Ju rekomandojmë