spot_imgspot_img

HAPEN DYERT PËR KOSOVARËT NË KULETAT DIGJITALE GLOBALE ‘APPLE WALLET’ DHE ‘GOOGLE WALLET’

A keni menduar ndonjëherë se mund të kryeni pagesa me telefonin tuaj të menqur pa pasur nevojë fare për kartelë fizike?

Kjo mundësi ofrohet edhe për kosovarët nga Institucioni Financiar Payesera Kosova, e cila, për herë të parë në industrinë financiare të Kosovës, ka hapur mundësinë për klientët kosovarë që të lidhen me Kuletat Globale Digjitale ‘Apple Wallet’ dhe ‘Google Wallet’.

Metoda e pagesës përmes kuletave digjitale është e thjeshtë dhe shumë e sigurt. Për të bërë një pagesë, ju duhet vetëm ta vendosni telefonin tuaj mobil në një POS terminal, dhe ta prsini sinjalin që lajmëron kryerjen e pagesës.

Përmes kartelave Paysera Visa Card, kosovarët tani mund të lidhen në Kuletat Globale dhe të jenë pjesë e pagesave më të avancuara digjitale në teknologjinë e e-commerce dhe Pos.

Përmes ‘Apple Wallet’ dhe ‘Google Wallet’ ju paguani në të gjitha POS-terminalet përmes kontaktit me telefon të menqur. Kartelën mund ta shpërndani në disa telefona të menqur njëkohësisht si dhe të autorizoni pagesa në e-commerce ku mundësohet ‘Apple Pay’ apo ‘Google Pay’.

Nëse ju shfrytëzoni kuletat digjitale atëherë ju në të njëjtën kohë siguroni të dhënat e kartelës tuaj. Në çdo pagesë ‘Apple Wallet’ dhe ‘Google Wallet’ krijon llogari tjera virutale që u ofron tregtarëve duke i mbrojtur të dhënat e llogarisë tuaj. Ju poashtu njoftoheni instant në lidhje me realizmin e transaksionit dhe shumën e tij.

Nëse dëshironi ta keni këtë shërbim, krejt çka duhet të bëni është të hapni një llogari online në Paysera Kosova. Kjo bëhet duke e shkarkuar nga Play Store aplikacionin Paysera Mobile Wallet, pastaj ju duhet të porosisni Paysera Visa Kartel, në mënyrë që të bëhet lidhja ‘Apple Wallet’ dhe ‘Google Wallet’.

Paysera eshte Institucion Financiar Fintech që operon në Evropë mbi 18 vite dhe ka një qarkullim prej 27 miliardë euro në vit. Paysera Kosova është Fintech-u i parë europian i licencuar në vendet e rajonit të Ballkanit./buletiniekonomik/

Linku ku mund të hapni llogari online https://www.paysera-ks.com/v2/xk-XK/aplikacioni-mobil

Ju rekomandojmë