spot_imgspot_img

Google gabimisht i dërgoi një inxhinieri përafërsisht 250,000 dollarë

Një burrë gabimisht pranoi një pagesë prej gati 250,000 dollarësh nga Google – edhe pse i njëjti nuk kishte bërë asnjë punë për kompaninë, raporton CNN.

Sam Curry, inxhinier sigurie i stafit në kompaninë e kriptomonedhave Yuga Labs, e përshkroi pagesën e çuditshme në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter të martën.

“Kanë kaluar pak më shumë se 3 javë që kur Google më dërgoi rastësisht 249,999 dollarë”- shkroi Curry.

“A ka ndonjë mënyrë që ne mund ta kontaktojmë @Google?”.

“Është krejt rregull nëse nuk dëshironi t’u kthehen këto para”- shtoi ai.

Për fat të keq për Curryn, duket se Google po punon për t’i rikthyer paratë.

Përmes një deklarate, Google i tha CNN se pagesa e gabuar ishte rezultat i “gabimit njerëzor”.

“Ekipi ynë së fundi i bëri një pagesë palës së gabuar si rezultat i gabimit njerëzor,” ka shkruar një zëdhënës i Google në një email për CNN. “Ne e vlerësojmë që na u komunikua shpejt ky gabim dhe po punojmë për ta korrigjuar atë”./kallxo/

Ju rekomandojmë