Bullgaria do të jetë një nga prodhuesit kryesorë të kamionëve elektrikë në të ardhmen e afërt, ka thënë ministri për Inovacionin dhe Rritjen Ekonomike, Daniel Lorer në prezantimin e automjetit elektrik Sevic v500e, i cili u prodhua dhe montohet në një kompani në Plovdiv.
Sipas të njëjtit burim, vetëm energjia nga burimet e rinovueshme do të përdoret për prodhimin e “kamionëve të lehtë” bullgarë.
Tashmë janë prodhuar 500 kamionët e parë dhe janë të destinuar për eksport.
Vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar interes të madh për to. Siç thuhet, me një mbushje të baterisë, Sevic v500e mund të përshkojë deri në 300 km, dhe kapaciteti mbajtës i automjetit është deri në 600 kg.
Prodhuesi planifikon të ndërtojë një fabrikë të re dhe kështu të rrisë kapacitetin e prodhimit në rreth 1 mijë automjete në vit, shtoi Ministria bullgare e Ekonomisë.
/Buletini Ekonomik/