Grupi i njohur i hackerëve Anonymous kanë raportuar se webfaqja e qeverisë ruse është jashtë funksionit.
Me anë të një postimi në Twitter, ky grup ka raportuar se ia ka arritur qëllimit.
“Webfaqja e qeverisë ruse është jashtë funksionit”, thuhet në postim.
Anonymous është një grup i hakerëve të ndryshëm nga e gjithë bota që e përdorin aftësinë e tyre për hakim si formë proteste për çështje të ndryshme sociale e politike. /Gazeta Express