Reklama

Përse CEO i Coca-Cola-s nuk drekon kurrë i vetëm?

“Sa herë që vizitoj një universitet ose flas me profesionistë të rinj një për një, pyetem në mënyrë të paevitueshme “Kush është ai element që ju ja atribuoni suksesit tuaj në biznes?” I them atyre pa hezitim se “unë kurrë nuk drekoj i vetëm.”

Cdo momemt i ditës është një mundësi për të nisur ose forcuar një marrëdhënie dhe ato marrëdhënie, nëse të kultivuara, mund të çojnë drejt mundësive të jashtëzakonshme për secilin person të përfshirë. Për mua, marrëdhëniet janë elementi i vetëm i rëndësishëm që unë sjell në rolin tim si Drejtor dhe CEO i Kompanisë Coca Cola. Sinqerisht, ata më sollën këtu ku jam. Dhe mësimi më i madh që kam mësuar ndër vite sa i takon marrëdhënieve është se ato funksionojnë vetëm kur je pranë njerëzve në të mirë e në të keq. Taman si premtimet e martesës – ato fjalë të lashta janë gdhendur në urtësi.Më lini ti referohem një rasti të vërtetë. Në vitin 1989, në moshën 36 vjecare, u ngarkova me futjen e Coca-Cola në ish Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore pas rënies së Murit të Berlinit. Konceptet si të drejtat bazë të njeriut, liria e shprehjes, demokracia, sipërmarrja e lirë dhe pronësia mbi tokën ishin krejt risi për 350 milion njerëzit që jetonin në këtë rajon të madh. Nuk kishte infrastrukturë të Coca-Cola. As fabrika për prodhimin e saj. As sistem shpërndarjeje. Sfida jonë ishte të ngrinim më shumë se 20 fabrika për ambalazhim dhe një sistem modern shpërndarjeje në 23 vende. Në një pikë të caktuar, gjendesha në Shqipëri i cili ishte atëherë një nga vendet më të izoluar politikisht dhe ekonomikisht në botë. Ekonomia e saj ishte e rrënuar dhe njerëzit në nevojë të madhe. Megjithatë ne pamë potencialin dhe ishim të vendosur të hapnim një fabrikë ambalazhimi atje. Duhet të gjenim njerëzit e duhur për të na ndihmuar. Dikush më drejtoi tek një doktor dukë më thënë “Duhet të takoni atë burrin.”E gjeta doktorin në zyrën e tij. Shpejt u bëmë miq dhe do ti dërgoja kopje të gazetave perëndimore dhe revista të cilat ishin inekzistente në vendin e tij në atë kohë. Një vit më vonë, gjatë zgjedhjeve të para të lira, ky doktor, Sali Berisha, u bë presidenti i parë i zgjedhur në Shqipëri. Coca-Cola u bë investitori i parë i huaj dhe në 1993, ne hapëm fabrikën e parë moderne të Coca-Cola. President Berisha u bashkua me mua në inagurimin e saj dhe sot Coca-Cola mbështet më shumë se 2,000 vende pune në vend.

Ishte gjithashtu gjatë kësaj kohe që një profesor universiteti, me të cilin mbajta kontakte, u bë zëvendës-kryeministri i Polonisë. Ai më telefonoi një ditë të bukur krejt papritur, pak para rënies së Murit të Berlinit dhe tha “Muhtar, ju dhe Coca Cola bëni mirë të përgatiteni sepse gjërat do të lëvizin shpejt në Poloni.”

Dhe ai kishte të drejtë dhe këshilla e tij e zgjuar është atribut i hapjes së fabrikës së Coca-Cola në Poloni, një nga 23 vendet e ish Bllokut Lindor në më shumë se 2 vite. E thënë thjesht, marrëdhëniet kanë rëndësi dhe në një botë e cila po bëhet gjithnjë e më dixhitale dhe sociale – kurrë nuk kemi pasur një fuqi të tillë për ti kontaktuar njerëzit dhe për ti ushqyer këto marëdhënie.”

Nga Muhtar Kent

Ju rekomandojmë