Instituti GAP përmes një grafike të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka paraqitur disa të dhëna mbi pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë
Qyteti i dytë me pagën më të lartë mesatare është Graçanica me 630 euro, e pasuar nga komuna e Leposaviqit me pagën mesatare bruto 590 euro.
Ndërkaq, komunat me pagën më të ulët janë komuna e Parteshit dhe Ranillugës me 233 euro, dhe komuna e Novobërdës me 284 euro.
Instituti GAP thotë se burimi i këtyre të dhënave është Administrata Tatimore e Kosovës, ku njofton se nuk janë përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike, e disa tjera. /Telegrafi/