ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2022 përprocedurat e trashëgimisë ligjore të Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit
Administrata Tatimore e Kosovës, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2022 për procedurat e trashëgimisë ligjore të Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit.
Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqaroj procedurat nga aspekti tatimor, lidhur me trashëgiminë e Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit.
Ky Vendim Shpjegues Publik ju dedikohet të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë statusin e personit fizik afarist (Biznes Individual), si dhe të gjithë zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët angazhohen në shqyrtimin e kërkesave të tatimpaguesve, inspektime dhe kryerjen e kontrollave tatimore.
Vendimin Shpjegues Publik Nr.01/2022 – për procedurat e trashëgimisë ligjore të Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegime Publike.
Shkarko vendimin këtu