Reklama

Ndryshime në Pagesën e Pagave për Puntorët e Sektorit Privat!

Nga data 31.01.2024, është miratuar një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e pagesës së pagave për puntorët e sektorit privat. Në bazë të këtij ndryshimi, çdo punëdhënës i cili ka detyrë të paguajë pagat e punonjësve të tij, duke përfshirë edhe kontribute pensionale apo kontribute tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi në emër të të punësuarve, do të duhet t’i kryejë pagesat përmes Bankës.

Sipas ligjit të ri, çdo punëdhënës do të jetë i detyruar të mbajë në burim nga paga e të punësuarve të tij, duke përfshirë të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara nga legjislacioni aktual. Këto pagesa duhet të kryhen në afatin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.

Ky ndryshim ka për qëllim rregullimin dhe monitorimin më të lehtë të pagesave të pagave, si dhe sigurimin që të gjitha detyrimet ligjore të punëdhënësve për pagat të mbahen dhe kryhen në mënyrë efikase.

Puntorët dhe punëdhënësit janë të ftuar të konsultohen me autoritetet tatimore dhe organet e përgjegjshme për të marrë informacion shtesë rreth kësaj ndryshimi ligjor dhe për të siguruar zbatimin e duhur të tij në praktikë.

Ju rekomandojmë