Nga ky muaj, në përputhje me Nenin 109 të ligjit të tatimeve, gjobat për mallrat pa origjinë janë rritur nga 25% në 30%. Ky ndryshim ka për qëllim thellimin e zbatimit të detyrimeve ligjore dhe zvogëlimin e tregut të mallrave pa dokumentacion.
Sipas këtij amendamenti, personi i angazhuar në aktivitet ekonomik që posedon mallra pa dokumentacion për blerjen e tyre nënshtrohet një gjobë prej tridhjetëpërqind (30%) të vlerës së tregut të atyre mallrave. Kjo masë aplikohet për të sanksionuar mungesën e dokumentacionit të nevojshëm për origjinën e mallrave.
Përveç kësaj, mallrat pa dokumentacion mund të merren dhe të mbahen në kujdestari të Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK) me qëllim të caktimit të detyrimit penal. Në këtë rast, zbatohen procedurat për vlerësimin e rrezikut, të përcaktuara në Nenin 17 të këtij ligji, dhe procedurat e marrjes së mallit dhe shitjes së tyre do të rregullohen me dispozitat e nenëve 30, 31 dhe 32 të këtij ligji.
Drejtori i ATK-ës ka kompetencën të lëshojë një urdhër për vlerësim të rrezikut, sipas rendit të paraparë në Nenin 35 të këtij ligji. Ky ndryshim synon të forcimin e masave ligjore kundër mallrave pa dokumentacion dhe promovimin e respektimit të rregullave të tregut në veprimtarinë ekonomike