Profesori i shkencave Adam Grant i ka dedikuar një shkrim Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky duke treguar se çfarë mund të mësojë gjithsecili prej nesh nga aftësitë e tij të lidershipit.
Ajo çka e bën një lider të jashtëzakonshëm varet nga konteksti
“Interneti ka shpërthyer me opinione se çfarë e bën Zelenskyn një lider kaq efektiv në vendin e tij. Historia popullore nis me virtytet e brendshme: Zelensky po profilizohet për karizmën dhe guximin e tij dhe po krahasohet me George Washington. Na ana tjetër kemi historinë se si krizat frakturojnë liderët e dobët dhe “gdhendin” liderët e fortë: Zelensky po shihet si një “luan” që “ka gjetur ulërimën e tij”, shkruan Grant në blogun e tij.
Të gjitha këto lëvdata mund të jenë të merituara, por ato humbasin një pikë thelbësore. Ajo çka i bën liderët të jashtëzakonshëm nuk janë vetëm karakeristikat e tyre të brendshme, por dhe aftësia e tyre për të kuptuar dhe për të reflektuar vlerat dhe identitetin e atyre që udhëheqin.
“Psikologët kanë zbuluar se ne tërhiqemi nga liderë, të cilët përfaqësojnë grupin tonë. Njerëzit, të cilët ngremë në pozicionet e autoritetit, nuk janë anëtarët tipikë të grupit tonë, ata janë anëtarë prototip të grupi tonë. Ata janë njerëzit që shohim si shembujt idealë të grupit dhe të cilët veprojnë në interesat më të mira të grupit”, shpjegon Grant.
Gjithçka nis me empati dhe shërbim
Liderët nuk kthehen në ikona thjesht duke qenë versioni më i mirë i vetes. Ata gjithashtu duhet të përfaqësojnë aspiratat e atyre që drejtojnë. Kjo kërkon empati dhe përulësi.
Aftësia për të kuptuar dhe përqafuar vlerat e ekipit tënd është diçka që liderët mund ta mësojnë nga Zelensky. “Karizma tërheq vëmendje. Guximi fiton admirim. Por, përkushtimi ndaj një grupi është ajo çka inspiron besnikërinë. Ne ndjekim liderët që luftojnë për ne dhe bëjmë sakifica për liderët që na shërbejnë”, përmbyll Grant.
Të gjithë lutemi që disa prej nesh të përqafojnë kurajon fizike të Zelenskyt dhe shtetasve ukrainas. Por, gjthashtu mund të frymëzohemi nga përkushtim pa kushte i tyre ndaj njëri-tjetrit. Një pjesë e asaj që e bën Zelenskyn të jashtëzakonshëm ështe se ai e di se për çfarë kanë nevojë njerëzit e tij dhe po përpiqet tua japë, pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme ku ndodhet. Ky fokus tek të tjerët mbi frikën dhe egon është një shembull për liderët në çdo fushë.