Reklama

Elon Musk, “Personi i Vitit” – “Time” i jep titullin e vitit 2021

Ekzekutivi i Tesla Elon Musk ka marrë titullin “Personi i Vitit” për 2021 nga revista Time, një vit ku Tesla u bë prodhuësi i makinave me vlerën më të madhe në treg dhe kompania e tij e raketave dërgoi ekuipazh me njerëz në hapësirë. Musk është ekzekutiv dhe themelues i SpaceX, drejton startup-in impianteve në tru Neuralink dhe firmën e infrastrukturës Boring Company. Vlera në treg e Tesla është rritur në mbi 1 trilionë dollarë këtë vit, duke u bërë me vlerë më të madhe se Ford dhe General Motors së bashku.

Tesla prodhon qindra mijëra makina çdo vit dhe i ka përballuar sfidat e zinxhirit të furnizimit më mirë se rivalët, ndërkohë që ka nxitur shumë konsumatorë të rinj që të blejnë makina elektrike dhe ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve ikonë.  “Për krijimin e zgjidhjeve ndaj një krize ekzistenciale, për mishërimin e mundësive dhe rreziqeve të epokës së titanëve të teknologjisë, për drejtimin e transformimeve më të guximshme dhe ndërprerëse të shoqerisë, Elon Musk është Personi i Vitit i TIME 2021”- tha kryeredaktori i revistës, Edëard Felsenthal.

“Aventurat në hapësirë të Elon Musk janë një paralelizëm direkt me njeriun që morri titullin e parë Personi i Vitit, Charles Lindbergh në vitin 1927, për fluturimin e tij të parë transatlantik mbi oqeanin, i vetëm”- shtoi ai.  Musk ka mbi 66 milionë ndjekës në Twitter dhe ka mbizotëruar në titujt e mediave këtë vit, përmes prezantimit të Saturday Night Live, postimet në Tëitter për kriptovalutat dhe aksionet  e bazuara në meme që kanë nxitur lëvizje gjigante në vlerën e monedhave.  Disa prej këtyre postimveve kanë tërhequr edhe vëmendjen rregullatore në të shkuarën. Sipas revistës, “Personi i Vitit” përfaqëson dikë që ka ndikuar më shumë tek lajmet apo jetët e njerëzve , për mirë, apo për keq.

Revista Time i ka dhënë titullin “Zbavitësja e Vitit” këngëtares adoleshente Olivia Rodrigo,  “Atletja e Vitit” gjimnastes amerikane Simone Biles dhe “Heronj të Vitit” shkencëtarëve të vaksinave. Vitin e kaluar, presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zv/presidentja Kamala Harris, morrën të dy titullin “Personi i Vitit”. Revista Time e ka nisur traditën në vitin 1927. Ekzekutivët e Facebook, Mark Zuckerberg dhe Amazon, Jeff Bezos, kanë marrë gjithashtu titullin në të shkuarën.

Klevis Llaha / SCAN

Ju rekomandojmë