ATK me thirrje për biznese të ndërtimtarisë

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar edhe njëherë bizneseve nga fusha e ndërtimtarisë se janë të detyruar të bëjnë aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit.

Kështu, ATK-ja thotë se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Sipas tyre, qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqarojë trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

Ju rekomandojmë