Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.
Në periudhën e fundit janë ndërmarrë aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve, thuhet në komunikatë./buletiniekonomik/