Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.
Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.
Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara”.
10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)
9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)
8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)
7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)
6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)
5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)
4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)
3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)
2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)
1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)