Reklama

10 thënie motivuese nga udhëheqës biznesi

Arsyetimet vrasin ëndrrat, edhe personale edhe profesionale çdo ditë. Ju ose i realizoni ato ose i humbisni ose refuzoni që t’i realizoni dhe të fitoni në fund.

Gjëja e mrekullueshme e ndërmarrësisë është se ne të gjithë posedojmë një mjet i cili na ndihmon të arrijmë çdo qëllim: mendjen tonë. Kur ne hapim aftësinë e saj, bëhemi të pandalshëm. Pjesa e vështirë është ndërtimi i guximit të mjaftueshëm për të hapur kapacitetin e saj.

Unë nuk gjeta suksesin derisa mësova të vë çdo arsyetim mënjanë dhe të ndjek qëllimet dhe ëndrrat pa u frikësuar nga dështimi.

Për të arritur qëllimet e mia, unë përdora një thënie falë Dan Montano: “Çdo mëngjes në Afrikë, një  gazelë zgjohet. E di se duhet të lë pas gazelën më të ngadalshme ose do të vdesë nga uria. Nuk ka rëndësi se a jeni luan apo gazelë. Kur dielli del, më së miri e keni të vraponi’’.

Unë shikoj këtë thënie disa herë në ditë. E kam atë të shkruar në tabela, në një mur në zyrën time, në Instagram-in dhe në telefonin tim. Më kujton vazhdimisht se duhet të zgjohem çdo mëngjes i gatshëm për të punuar më shumë se të gjithë të tjerët nëse dëshiroj të përmbush gjithçka që dua.

Gjatë përpjekjeve për të zbuluar disa thënie më motivuese të cilat mund t’i përdor për të eleminuar arsyetimet, unë pyeta disa ndërmarrës dhe zbulova ato më të preferuarat e tyre. Këtu janë dhjetë më të mirat, të cilat vë bast se do t’i pëlqeni aq shumë sa unë. Përdorni ato për të arritur çdo qëllim që dëshironi të arrini në jetë.

Besimi

‘’Gjithmonë mbani në mend se jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fuqishëm se sa dukeni, dhe më të zgjuar se sa mendoni’’. –A.A. Milne

Qëndrimi

‘’Asgjë nuk mund të ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor nga arritja e qëllimit të tij; Asgjë në botë nuk mund të ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor. –Thomas Jefferson

Vetëbesimi

‘’Vetëbesimi nuk vjen nga të pasurit gjithmonë të drejtë por duke mos u frikësuar nga gabimi’’. –Peter T. McIntyre

Mësimi

‘’Ne shmangim gjërat nga të cilat frikësohemi sepse mendojmë se do të ketë pasoja të tmerrshme nëse ballafaqohemi me to. Por pasojat e vetme të tmerrshme në jetën tonë vijnë nga shmangja e gjërave të cilat duhet të mësojmë ose t’i zbulojmë’’. –Shatki Gaëain

Suksesi

‘’Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, kanë dyshime dhe kanë shqetësime. Por ata nuk lejojnë që këto ndjenja t’i ndalojnë ata’’. – T. Harv Eker

Potenciali

‘’Nëse ne do të bënim të gjitha gjërat të cilat jemi të aftë t’i bëjmëë, do të mahnisim veten me kuptimin e plotë të fjalës’’. –Thomas Edison

Veprimi

‘’Mosveprimi ngjall dyshimin dhe frikën. Veprimi ngjall vetëbesimin dhe guximin. Nëse dëshironi të mundni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për të. Dilni jashtë dhe mundni atë. –Dale Carnegie

Imagjinata

‘’Vetëbesimi është një shprehi e cila mund të fitohet nga të vepruarit sikur tashmë keni vetëbesimin të cilin dëshironi t’a keni’’. –Brian Tracy

Dyshimi

‘’Momentin në të cilin dyshoni se a mund të fluturoni, është momenti kur parandaloni përgjithmonë mundësinë për t’a bërë atë’’. –J.M. Barrie

Pendimet

‘’20 vite nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë. Kështu që hiqni litarët. Lundroni larg nga porti i sigurtë. Kërkoni. Ëndërroni. Zbuloni. –Mark Twain

(Jonathan Long është themelues i Market Domination Media)

Ju rekomandojmë