Trajnim praktik 10 javor (5 javë Niveli Bazik dhe 5 javë Niveli i Avancuar) në kontabilitet
100% përmes kompjuterit.
(EDI – Deklarimi Elektronik, Program Kontabiliteti, Excel, E-Regjistri i Biznesit, Arka
Fiskale…)
Cili do të jetë qëllimi i trajnimit?
Trajnimi do të ketë fokus kryesor zhvillimin e punës së kontabilitetit për qëllime tatimore në
Kosovë. I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% përmes kompjuterit prej ditës së parë, ku secilit
kandidat/e do t’i sigurohet kompjuteri për shfytëzim nga #PACConsulting.
Niveli Bazik do të ketë në fokus:
Kompanitë #Tregtare, #Prodhuese, #Shërbyese, Bizneset në lëmin e gastronomisë (Restorant &
Fast Food, Caffe) etj. Kryesishtë Bizneset e vogla dhe të mëdha sipas ndarjes së tatimit në fitim
nga ATK dhe të pa/e të regjistruar në TVSH.
Nivelit bazik – kohëzgjatja 5 javë dhe përfshinë:
1. Themelimin e bizneseve (Regjistrimi online dhe manual i Bizneseve – B.I., SH.P.K.,
SH.A.),
2. Të vetë menagjoni kontabilitetin e biznesit tuaj me qarkullim vjetor nën 30,000€
Korporata të vogla/50,000€ Biznese individuale të vogla,
3. Blerjet (Malli, Shpenzimet, Investimet, Blerjet Vendore, Blerjet Import, Kalkulimi i Dud-
it),
4. Shitjet (Shitjet Vendore me afat pagese, shitjet në Kesh / Z-Raport, Shitjet Export),
5. Regjistrimi i faturave blerëse pa TVSH në Program Kontabiliteti,
6. Regjistrimi i faturave shitëse pa TVSH në Program Kontabiliteti,
7. Puna me Arkë Fiskale (Z-raporti, X-raporti, Regjistrimi I artikujve, shitja, ndryshimi
çmimit, z-raporti për artikujë).
8. Plotësimin e librit të blerjeve,
9. Plotësimin e librit të shitjes,
10. Plotësimin e librit të arkës dhe ekstraktit të arkës, (Pagesat hyrëse/dalëse,
Deponimet/Tërheqjet, Huazimet/Parapagimet,),
11. Plotësimin e librit të të Punësuarve (Data e fillimit dhe përfundimit të punës së puntorëve,
kalkulimi I orëve shtesë në bazë legjislacionit),
12. Lista e Stokut (Regjistri i mallit një here në vit, Regjistri i mallit në mënyrë të
vazhdueshme),
13. Përpilimi i Kontratave (të Punëtorëve dhe qiras),
14. Përpilimi i Normativave (Kompanitë prodhuese),
15. Plotësimin e formularëve për tatimin në paga dhe kontribute pensionale (WM,CM, EDI
Deklarim),
16. Plotësimin e formularëve për tatimin e mbajtur në burim për qera (WR, EDI Deklarim),
17. Plotësimin e formularëve për Tremujorsha (TM – IS, QS, IR, EDI Deklarim),
18. Përpilimin e Pasqyrave Financiare (për biznese të vogla),
19. Deklarimin e blerjeve mbi 500€,
20. Puna me Program Kontabilitetit 30 % të Kohës.
Niveli i Avancuar është 5 javë dhe vazhdon pas përfundimit të Nivelit Bazik:
1. Regjistrimi i faturave blerëse me TVSH në Program Kontabiliteti,
2. Regjistrimi i faturave shitëse me TVSH në Program Kontabiliteti,
3. Plotësimin e librit të blerjeve (Regjistrimet e Blerjeve Vendore, Import),
4. Trajtimi i Mallit, Shpenzimeve të zbritshme, Investimeve,
5. Trajtimi i TVSH së zbritshme për Kompani si Markete, Restaurante, Qerdhe, Spitale
private, Klinika dentare, Kolegje, kompanit prodhuese, Transportuese, kompanit e
ndërtimit etj.,
6. Plotësimin e librit të shitjes (Regjistrimi i faturave shitëse, Exportet, Z-Raporti,),
7. Trajtimi i TVSH së mbledhshme për Kompani si Markete, Restaurante, Qerdhe, Spitale
private, Klinika dentare, Kolegje, kompanit prodhuese, Transportuese, kompanit e
ndërtimit etj.
8. Plotësimin e librit të arkës dhe ekstraktit të arkës, (Pagesat hyrëse/dalëse,
Deponimet/Tërheqjet, Huazimet/Parapagimet,),
9. Lista e Stokut (Regjistri i mallit një here në vit, Regjistri i mallit në mënyrë të
vazhdueshme),
10. Transaksionet (DEBI-KREDI, Efekti në Pasqyra financiare)
11. Kalkulimi i Kostos (Metoda e çmimit mesatar dhe FIFO),
12. Kalkulimi i Doganës,
13. Kalkulimi i Akcizës,
14. Kalkulimi i TVSH-së (Kreditimi i Bartur dhe TVSH e pagushme),
15. Kodet doganore – Tarik,
16. Importet (Trajtimi i IM4, IM5, IM7.),
17. Trajtimi i shtesës doganore (mbivlersimi doganor),
18. Përpilimi i Kontratave tjera (me klient dhe furnitor),
19. Përpilimi i Normativave për restaurante dhe kompani prodhuese,
20. Procesi i Barazimi me Furnitor dhe Klient (Kartelat Financiare),
21. Kalkulimi dhe Deklarimi i Pagave në ATK-ë –WM/CM,
22. Trajtimi dhe Deklarimi i Huazimeve (tatimi i mbajtur në burim në interes) në ATK –WR,
23. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim në të drejta pronësore –WR,
24. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim mbi qirat –WR,
25. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim mbi personin jo-rezident –WR,
26. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim për kategori të veqanta (persona jo
afaristë, bujqit, fermerët) – WR,
27. Deklarimi i të ardhurave nga Qiraja -IR,
28. Deklarimi i Tremujorshave për Biznese Individuale, Koorporata dhe Ortakë (IL dhe QL),
29. Deklarimi i Deklaratave vjetore për Individë, Biznese Individuale, Koorporata dhe
Ortakëri (PD, CD dhe DO),
30. Deklarimi i Deklaratës së TVSH-së – TV, (Si trajtohen shitjet me të drejt kreditimi dhe
pa të drejt kreditimi, Shitjet Export, Importet, Ngarkesa e Kundërt, Blerjet pa TVSH, etj.)
31. Deklarimi i librit të blerjes dhe të shitjes në ATK,
32. Përpilimin e Pasqyrave Financiare (për biznese të mëdha).
33. Puna me Program Kontabilitetit 40 % të Kohës.
PAC Consulting ju mundëson:
→ Përkrahje 1 vjeçare (Këshilla në sherbimet e kontabilitetit),
→ Program të Kontabilitetit me mundësi deri në 50 kyqje në PC personal,
→ Program të kontabilitetit në Excel,
→ Program të Pagave në Excel,
→ Të gjitha materialet që ushtrohen do ti keni edhe online (në Email),
→ Praktikë 1 mujore për studentët e suksesshëm.
Sa do të jetë kostoja e trajnimit?
Niveli Bazik 80€,Niveli i Avancuar 100€.
Aplikoni këtu: pacconsulting-ks.com/apliko
Aplikimi është i hapur deri më: 08.01.2022!
Të dhënat e plota: pacconsulting-ks.com/trajnimet
Për më shumë detaje, kontaktoni në tel: +383 49 283 396, +383 49 77 33 11(Viber + Whatsapp)
Email: [email protected]
Vendndodhja: Rr. Anton Çeta, Aktash – Prishtinë.
Vendet janë të limituara
Ju mirëpresim!