Reklamaspot_img

Thirrje publike për subvencionim/GRANTE të NMVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese

Ju njoftojmë që MINT/KIESA ka hapur thirrje me anë të së cilës do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).
 
Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 1,000,000.00€.
Granti do të ndahet në tri Lot-e, si vijon:
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€ 
Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€ 
Loti3 – Ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€
 
Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, MINT/KIESA ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në linkun: https://shorturl.at/ilRY2, ndërsa për të aplikuar dërgo dokumentet në formatin PDF në email adresën: [email protected]
 
Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 09.06.2023 deri 29.06.2023  
 
Për cdo informacion shtesë ju lutem na kontaktoni.
ose në numrat e telefonit:
+38349773311
+38349283396
Ju rekomandojmë