Reklama

Thirrje për GRANT: Skema e granteve “RILINDJA EKONOMIKE – MASA 1.9” 2023

Ministria për Komunitete dhe Kthim, bazuar në kodin e subvencionuar të “Rilindjes Ekonomike-Masa 1.9” të miratuar nga Qeveria e Kosovës, do të menaxhojë programet dhe projektet për herë të parë me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Kjo do të bëhet duke zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese, duke krijuar vende të reja të punës, si dhe duke ulur importet dhe nxitur eksportet.

Përmes këtij programi, Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, do të ofrojë stimulim për kompanitë që të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese, duke arritur qëndrueshmëri afatgjatë të biznesit. Kjo do të ndikojë gjithashtu në rritjen e qarkullimit të biznesit dhe diversifikimin e tij.

Shuma e përafërt e kësaj thirrje është rreth 1,000,000.00 € (një milion euro), por Ministria për Komunitete dhe Kthim rezervon të drejtën që të mos shpërndajë të gjitha fondet në dispozicion.

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të shpërndajë në mënyrë të barabartë shumën prej rreth 1,000,000.00 euro (një milion euro) në tre kategori:

  1. LOT 1: Start-Up – i dedikuar për ide biznesi për ndërmarrjet Start-Up që ende nuk janë regjistruar si ndërmarrje, me mundësi për të marrë një grant në vlerë deri në €8,000.
  2. LOT 2: Ndërmarrjet ekzistuese – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me mundësi për të marrë grant në vlerë prej €8,000 deri në €15,000.
  3. LOT 3: Ndërmarrjet ekzistuese – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me mundësi të marrjes së grantit në vlerë prej €15,000 deri në €30,000.
Për cdo informacion shtesë ju lutem na kontaktoni.
ose në numrat e telefonit:
+38349773311
+38349283396
Ju rekomandojmë