A keni pasionin për modën dhe dëshirën për të krijuar veshje unike? 



APRK ju ofron një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar aftësitë tuaja në rrobaqepësi – dhe plotësisht FALAS!
Programi ynë i trajnimit është i pasur me teknika dhe praktika të ndryshme, të udhëhequr nga trajnerë të kualifikuar në fushën e rrobaqepësisë. 

Ky është shansi juaj për të mësuar artin e rrobaqepësisë, nga koncepti deri tek produkti përfundimtar. Nëse jeni të gatshëm të ndiqni rrugën tuaj drejt suksesit në botën e modës, ky kurs është hapja ideale për ju. 



Me të ardhura të mira dhe një kërkesë të lartë në tregun e punës, rrobaqepësia është një profesion që ofron mundësi të shumta për zhvillim dhe krijimtari. 
