Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Bujqësisë ka hapur thirrjen për Aplikim për pagesa-direkte (subvencione) në sektorët Blegtori dhe Bletari.
Fermerët nga sektori i Blegtorisë të cilët posedojnë lopë qumështore si dhe kafshë të imta (dele & dhi), mund të aplikojnë për pagesa-direkte (subvencione).
Kriterët për aplikuesit në sektorin e Blegtorisë:
- 3-10 krerë lopë qumështore;
- 20-150 krerë dele;
- 20-150 krerë dhi;
- Kafshët duhet të jenë të matrikuluara;
- Aplikuesit duhet të jenë banor të komunës së Prishtinës;
- Stallat apo objektet e mbajtjes së kafshëve duhet të jenë të ndërtuara në territorin e komunës së Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kopja e një dokumenti identifikues i cili ka validitet në Republikën e Kosovës;
- Konfirmim i llogarisë bankare;
- Vërtetim nga shërbimet veterinare;
- Vërtetim për pagesën e tatimin në pronë (për vitin 2021);
- Numri Identifikues i Fermerit (NIF).
Fermerët nga sektori i Bletarisë të cilët posedojnë shoqëri bletesh mund të aplikojnë për pagesa-direkte (subvencione).
Kriterët për aplikuesit në sektorin e Bletarisë:
- Duhet të posedojn nga 10 deri në 29 shoqëri bletesh;
- Aplikuesi duhet të jetë banor i komunës së Prishtinës, dhe të këtë bletishten në territorin e komunës së Prishtinës;
- Aplikuesit duhet të kenë të shenjëzuara kosheret e bletëve me numer të NIF-it i cili duhet të jetë i shenjëzuar me ngjyrë të zezë të përhershme në pjesen e përparme të kosheres me përmasat e caktuara sipas MBPZHR-së, dimensionet duhet të jenë 30×12 cm.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kopja e një dokumenti identifikues i cili ka validitet në Republikën e Kosovës;
- Konfirmim i llogarisë bankare;
- Vërtetim për pagesën e tatimin në pronë (për vitin 2021);
- Numri Identifikues i Fermerit (NIF).