Komisioni Evropian miratoi sot një plan të ri të për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sjellë disa nga përfitimet e përpara pranimit në bllok duke stimuluar rritjen ekonomike të këtyre vendeve. Sipas këtij plani është paraparë ndarja e gjashtë miliardë euro ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Objektivi është që t’u mundësohet partnerëve të vijojnë reformat dhe investimet për të përshpejtuar procesin e rritjes së ekonomive të tyre.
Për të përfituar fondet duhen një sërë reformash, derisa parakusht për Kosovën dhe Serbinë është progresi në dialog.
Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla.
1.Zgjerimi i integrimit ekonomik me tregun e Bashkimit Evropian, dhe hapjen e sektorëve, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal.
Sugjerohen shtatë veprime parësore:
-Lëvizja e lirë e mallrave;
-Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve;
-Qasje në Zonën e Vetme të Pagesave të Euros (SEPA);
-Lehtësimi i transportit rrugor;
-Integrimi dhe de-karbonizimi i tregjeve të energjisë;
-Tregu i vetëm dixhital;
-Integrimi në zinxhirët industrialë të furnizimit
2.Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së;
3.Përshpejtimi i reformave themelore, duke përfshirë mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal;