Shitjet online gjatë të “Premtes së Zezë” ranë pak këtë vit, duke shënuar herën e parë që shpenzimet kanë qenë më të ulëta se një vit më parë, siç vihet re në një raport për blerjet e festave nga Adobe Analytics. Blerësit në internet thuhet se shpenzuan gjithsej 8.9 miliardë dollarë këtë vit, duke rënë pak më pak se 9 miliardë dollarë që u shpenzuan në 2020.
Adobe sugjeron se tendenca rënëse mund të jetë shkaktuar nga një rritje në shpenzimet e hershme, pasi disa dyqane filluan shitjet dhe promovimet që në tetor. Dhe kur konsumatorët bënë blerje në internet gjatë të Premtes së Zezë, Adobe zbuloi se 44.4 përqind e këtyre shitjeve ishin bërë nga një smartphone, një rritje prej 10.6 përqind nga viti i kaluar.
“Për herë të parë në hsitori, e Premtja e Zezë pa një përmbysje të trendit të rritjes së viteve të kaluara,” tha Vivek Pandya, analisti kryesor në Adobe Digital Insights. “Blerësit po tregohen strategjikë në blerjen e dhuratave, duke blerë shumë më herët gjatë sezonit dhe duke qenë fleksibël kur blejnë për t’u siguruar që marrin ofertat më të mira.”
Ndërsa shitjet e hershme mund të kenë qenë faktori kryesor pas rënies, çështjet e zinxhirit të furnizimit global mund të kenë qenë një kontribues tjetër. Sipas raportit të Adobe, mesazhet se “stoku ka mbaruar” janë rritur me 124% që nga janari 2020, duke e bërë më të vështirë për blerësit të marrin produktet që dëshirojnë. Raporti vë në dukje se pajisjet shtëpiake dhe ato elektronike janë prekur më së shumti nga kjo, dhe mungesa e vazhdueshme e çipave ndoshta ka të bëjë me të.
Lexo edhe:
https://kontabiliteti-ks.com/e-dini-se-cfare-eshte-black-friday/
Ndër produktet më të njohura të teknologjisë në të Premten e Zezë ishin Nintendo Sëitch dhe Meta (dikur Oculus) Quest 2, ndërsa Just Dance 2022, Spider-Man: Miles Morales, AirPods, iPad 10.2 inç ishin të gjitha nga më të shiturat ditën e ardhshme, të shtunën. Deri më tani, blerësit kanë shpenzuar mbi 3 miliardë dollarë për 19 ditë gjatë gjithë këtij sezoni festash. Vitin e kaluar rreth kësaj kohe, Adobe numëroi vetëm pesë ditë ku shpenzimet i kaluan 3 miliardë dollarët.The Verge /businessmag.al/