Reklama

E dini se çfarë është “Black Friday”?

Me siguri që keni dëgjuar që të gjithë për termin “Black Friday”, apo e  premtja e zezë. Kjo është një ngjarje tradicionale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani, ku dyqanet bëjnë ulje çmimesh për 24 orë pas “Ditës së Falenderimeve”, (Thanksgivings).

Ulje marramendëse çmimesh dhe njerëz që nxitojnë të shpenzojnë, madje edhe duke shtyrë njëri-tjetrin!

Pronarët e dyqaneve e ndjekin këtë ritual prej vitesh, për të inkurajuar blerësit që të shpenzojnë për festën e Krishtlindjeve. Sipas traditës, vihen në radhë jashtë dyerve të dyqaneve shumë njerëz, madje  për orë të tëra për të përfituar prej produkteve me ulje, shkruan Bordo.al. 

“E premtja e zezë” është kthyer në një ngjarje të shumëpritur të përvitshme në të cilën shitjet kapin shifra marramendëse! Vetëm brenda një dite qytetarët shpenzojnë rreth dy miliardë dollarë ose më tepër!Një rol të rëndësishëm luajnë edhe shitjet online përmes internetit, pothujase gjysma e shpenzimeve vjen përmes tyre! Shitësit janë shprehur se rreth 20-40% e fitimeve të shitjeve të tyre vjetore vijnë nga kjo ditë! E pabesueshme, apo jo?Pjesa më e madhe e dyqaneve në këto shtete i afishojnë disa ditë më përpara uljet dhe njerëzit e fiksuar pas kësaj manie organizohen e planifikojnë se ku do të shpenzojnë paratë e tyre. Këtë vit, E-Bay ka njoftuar i pari klientët mbi uljet që do të ofrojë!Këtë vit, data e shumëpritur është këtë të premte, në datën 24 nëntor!

Nëse do të bëheni pjesë e blerjeve të çmendura mbani parasysh që të zini radhën që në mëngjes, e të fokusoheni vetëm në produktet për të cilat keni nevojë. Hidhini një sy paraprakisht online, për të krijuar një ide rreth çmimeve!

Ju rekomandojmë