Reklama

Çfarë ndodhi në ekosistemin shqiptar të sipërmarrjes muajt e fundit?

Edhe pse vera erdhi e nxehtë këtë vit dhe eventet e biznesit filluan të rrallohen, disa nga iniciativat më të mëdha u finalizuan në po këtë periudhë në ekosistemin e sipërmarrjes. Eventet e biznesit gjejnë pjesëmarrje nga të apasionuar pas biznesit, startup-eve dhe teknologjisë, por një hallkë e rëndësishme është pjesëmarrja e frymës rinore dhe risitë që sjell mosha e tyre.

Për të ndërtuar baza të forta në ekosistemin tonë duhet t’u injektojmë të rinjve sa më herët  mendësinë e zhvillimit dhe inovacionit. Për këtë, ICT Awards ka qenë një ndër aktivitetet e para që ka kontribuar, duke vendosur fokusin në teknologji, startup-e dhe inovacion. Këtë vit, ICT Awards festoi përvjetorin e 10-të në një mbrëmje gala në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mbrëmja filloi me ndarjen e çmimeve me kategorinë ICT, Diploma e Vitit. Fitues i këtij çmimi u shpall Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.”

“Momenti, kur ministrja e ekonomisë së Kosovës, Dr. Artane Rizvanolli thirri emrin tim, isha shumë i lumtur për arritjen dhe për punën që kisha zhvilluar. Nuk e prisja, por gjatë ditës kisha një ndjesi dhe kjo u konkretizua me marrjen e çmimit.”, u shpreh Kristi për Business Magazine.

Çmimi i dytë i mbrëmjes, ICT, Ylli në Ngritje 16-21 vjeç iu akordua Leart Qefalia me projektin “Asistenti Mjekësor.”, ndërkaq Andi Mashkulli me projektin “Travigo” u shpall fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç. Ai konkurroi me MasterMinds me projektin Robot Game…/businessmag.al/

Ju rekomandojmë