Reklama

Vendimi për naftën mirëpritet nga qytetarët, e kundërshtojnë naftëtarët

Për 90 ditët e ardhshme, çmimi i naftës në Kosovë do të kontrollohet. Vendimi që u mor një ditë më parë nga Ministria e Tregtisë, po mirëpritet e cilësohet i vonuar nga qytetarët por Shoqata e Naftëtarëve tashmë ka dorëzuar një ankesë për të njëjtin.

Janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës por çmimi i naftës dallon nga një pompë e derivateve në tjetrën.

Pikërisht kjo dhe dallimet në disa raste edhe të mëdha, kanë bërë që Ministria e Tregtisë të rikthej pas një kohe të gjatë kontrollimin e çmimit të derivateve.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Vendimi megjithëkëtë po cilësohet i vonuar nga shoferët.

“Nuk është në rregull me i ndërru tërë kohën, mirë është me marr një vendim, në krahasim me standardin tonë çmimet janë të larta, shumë vendim i vonuar,  është dashtë shumë ma herët mu marr ky vendim”, ka thënë Zeqir Gashi – shofer.

“Ka dallime shumë nëpër pompa, dje është marr një vendim po sot e pamë që s’ka ndryshu asgjë, çmimet çdo ditë po rriten”, ka thënë Liridon Arifi – shofer.

Dallime në çmime ka edhe nga komuna në komunë.

Ju rekomandojmë