Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste “falsifikim i parasë” që ka ndodhur në Prishtinë dhe Pejë.
Ankuesja femër kosovare zyrtare e një biznesi privat në Prishtinë, ka raportuar se një klient kishte deponuar monedha metalike të vlerave 1 dhe 2 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori.
Ndërkaq në Pejë, ankuesi mashkull kosovar punëtor i një banke private ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara në atë bankë nga klientë të ndryshëm ka hasur ne disa kartmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori./Telegrafi