Reklama

Tregjet europiane, ndryshime minimale – Investitorët presin rifillimin e bisedimeve mes diplomatëve rusë dhe ukrainas

Bursat europiane po ndryshojnë minimalisht gjatë sesionit të sotëm, ndërsa investitorët janë tërësisht të fokusuar te bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Në anën tjetër, vijon mbështetja nga vendimet e marra nga bankat qendrore më të mëdha në botë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 1.2%.

Pak progres është bërë deri më tani në bisedimet mes diplomatëve të Rusisë dhe Ukrainës, pas një dialogu 4-ditor, ndërsa në terren forcat ruse vijojnë bombardimet e qyteteve ukrainase. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden pritet të flasë ditën e sotme me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe dy liderët do të diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë dhe konkurrencën mes dy vendeve, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë ditës së sotme, investitorët po presin fitimet tremujore të Porsche dhe JD Wetherspoon, ndërsa Banka Qendrore e Rusisë pritet të njoftojë vendimin e radhës mbi normat e interesit, në një kohë që ekonomia ruse është izoluar tërësisht nga sanksionet ndërkombëtare.

Lidion Kulla / SCAN

Ju rekomandojmë