Japan’s Toyota Motor Co (7203.T) tha sot se shitjet e saj të automjeteve u rritën me 10.1% vitin e kaluar, duke e bërë shtëpinë më të madhe automobilistike në botë për të dytin vit me radhë dhe duke e vendosur atë para rivalit më të afërt, markën gjermane – Volkswagen AG (VOWG_p.DE).
Shtëpia automobilistike tha se shitjet arritën në 10.5 milionë automjete në vitin 2021, duke përfshirë edhe ato nga filialet Daihatsu Motors dhe Hino Motors.
Kjo shifër krahasohet me 8.9 milionë automjete të dërguara nga Volkswagen në të njëjtën periudhë, 5% më pak se në vitin 2020 dhe shifrat e saj më të ulëta të shitjeve në 10 vjet.
Shtëpitë automobilistike u detyruan të reduktojnë prodhimin, pasi mungesa e gjysmëpërçuesve gjatë pandemisë së koronavirusit ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për këtë përbërës kyç mes prodhuesve të pajisjeve elektronike dhe të konsumit.
Megjithatë, kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se pjesa më e madhe e shtëpive të tjera automobilistike, pasi tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Europa.
Toyota, e cila do të publikojë të ardhurat e tremujorit të tretë më 9 shkurt, tha se ka të ngjarë të mos e arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh në vitin që përfundon më 31 mars, për shkak të ndërprerjeve të lidhura me COVID-19./ Reuters