Qeveria e Kosovës sonte zyrtarisht i ka thënë “JO” tërheqjes nga Trusti.
Këtij kundërshtimi zyrtar i ka paraprirë një kundërshtim i vazhdueshëm i VV-së për këtë propozim të opozitës, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, kur një mundësi e tillë ishte e hapur, në kohën e qeverisjes së Avdullah Hotit, një numër i zyrtarëve të VV-së e kishin shfrytëzuar atë.
Në vitin 2020, kontributpaguesit patën mundësinë të tërheqin 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar.
Në mesin e tyre kishte edhe politikanë. Nga gjithsej 30 politikanë sa kishin shfrytëzuar mundësinë për tërheqjen e mjeteve, pesë ishin të VV-së.
Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Adnan Rrustemi, Arjeta Rexhepi dhe Visar Korenica janë zyrtarët e partisë në pushtet të cilët kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit tërheqjen e mjeteve të kursimeve pensionale nga Trusti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka tërhequr 2 mijë e 390 euro kursime, ndërsa Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë 2 mijë e 658 euro nga Trusti.
Albulena Haxhiu.
Liburn Aliu.
Deputeti Adnan Rrustemi ka deklaruar se ka tërhequr 2 mijë e 84 euro. Bashkëpartiakja e tij, Arjeta Rexhepi ka thënë se ka tërhequr 1 mijë e 200 euro, derisa Visar Korenica ka marrë 1 mijë e 762 euro.
Visar Korenica.
Arjeta Rexhepi.
Ndryshe, nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.
Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike./Lajmi.net/