Reklama

Sveçla: Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet në spitale

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është zotuar të shtunën se pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të trajtohen me prioritet në spitalet e Kosovës.

Ai e ka bërë këtë deklaratë, teksa e ka prezantuar arritjen e një marrëveshjeje mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Policisë së Kosovës, për “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet, përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pra dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Sipas ministrit, personelit policorë dhe rekrutëve “do t’iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale”.

Sveçla ka përmendur, po ashtu, se marrëveshja i ka dhënë rëndësi të veçantë edhe shëndetit të zyrtarëve gra në Polici të Kosovës, përmes kontrolleve specifike./Express

Ju rekomandojmë