Për gjashtë muaj me radhë, kemi mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike. Familjet përfituese do të vazhdojnë të pranojnë subvencionimin direkt në faturë edhe këtë muaj.
Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të gjashtë të subvencionimit për secilën nga familjet e cenueshme. Mësimet dhe informacionet e mbledhura gjatë pilotimit gjashtëmujor do të përdoren për të dizajnuar masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të riaktivizohet në stinën e dimrit.
Masa e pilotimit është mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e krizës energjetike.
Shkruan në Facebook, Ministri Hekuran Murati.