Reklama

Studimi për dozën e katërt në Izrael – Rrit mbrojtjen ndaj sëmundjes serioze tek personat mbi 60 vjeç

Një dozë e katërt e vaksinës së Covid-19 e dhënë tek njerëzit mbi 60 vjeç në Izrael, i ka bërë ata 3 herë më rezistent ndaj sëmundjes së ashpër se sa personat e vaksinuar me 3 doza, në të njejtën grupmoshë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael. Ministria theksoi gjithashtu se doza e katërt, apo e dytë nxitëse, i ka bërë njerëzit mbi 60 vjeç 2 herë më të mbrojtur nga infeksioni, krahasuar me ata në të njejtën grupmoshë, që kanë marrë 3 doza të vaksinës.

Një studim paraprak i publikuar nga qendra mjekësore Sheba në Izrael, zbuloi javën e kaluar se doza e katërt rrit antitrupat në nivele më të larta se doza e tretë, por me shumë mundësi, jo në pikën që mund të mbrojë ndaj variantit tejet të transmetueshëm, Omicron. Izraeli nisi të ofrojë një dozë të katërt të Pfizer/BioNTech tek njerëzit në moshë mbi 60 vjeç këtë muaj, ndërkohë që Omicron nisi të përhapet shpejt në vend.

Ministria deklaroi se studimi që ka ndërmarrë me disa universitete të mëdha në Izrael dhe qendrën mjekësore Shena, krahasonte 400,0000 njerëz në moshë mbi 60 vjeç, që morën dozën e katërt, me 600,000 njerëz në të njejtën grupmoshë, që kishin marrë vetëm dozën e tretë, në mbi 4 muaj më parë. Ashtu si në vendet e tjera në botë, Izraeli ka vëzhguar rritje të mëdha të rasteve me Covid-19, për shkak të Omicron. Megjitahtë, vendi nuk ka regjistruar ndonjë vdekje nga varianti.

Klevis Llaha / SCAN

Ju rekomandojmë