Statistika për punën e Kuvendit gjatë vitit 2023
Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023 ka mbajtur gjithsej 52 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 71 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare. Në procedurë parlamentare kanë mbetur 48 projektligje.
Janë mbajtur gjithashtu 26 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 232 vendime, janë nxjerrë 21 përfundime dhe janë miratuar tetë rregullore të brendshme.
Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 375 mbledhje.
Sipas rolit të tij mbikëqyrës Kuvendi ka zhvilluar shtatë debate parlamentare, një interpelancë dhe ka adresuar 264 pyetje për qeverinë.