Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pritet ta mbledh kabinetin qeveritar, duke filluar nga ora 13:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në rendin e ditës, Qeveria ka 24 pika që do t’i shqyrtojë dhe votojë. Sinjali ka siguruar rendin e ditës me të gjitha pikat, në mesin e të cilave është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Noterinë.


