Qeveria do të bëjë sot publike mënyrën se si të jepen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së.
“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, tha dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi u publikua vendimi për themelimin e Fondit për FSK-në.
Njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë së FSK-së e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se po e bën këtë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, raporton Klankosova.tv.
“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi Kurti pasi bëri njoftimin.
/Klan Kosova/